Nga: Zonja Katerina

1 lakër mesatare
2-3 lgj vaj ulliri
400-500 gr mish të grirë
1 filxhan kafeje oriz
1 të bardhë veze
1 qepë të thatë
1 lugë nenexhik
1 tufëz koper
1 tufëz majdanoz
2 lugë vaj ulliri
Kripë, piper, cipë mandarine

Salca e limonit:
1 kokërr limon
2 kokrra vezë
1 litër lëng mishi / ujë

Fillimisht përgatisim qoftet. Në një enë hedhim mishin e grirë, qepën e grirë imët, orizin, të bardhën e vezës, pak cipë mandarine, vaj ulliri, kripë, piper dhe erëza. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare.

Vendosim në sobë një tenxhere me 1 litër ujë ose lëng mishi. Sapo lëngu i mishit të marrë valë vendosim qoftet 1 e nga 1 dhe i lemë të marrin 2-3 valë duke pastruar herë pas here shkumën.

Shtojmë më pas lakrën dhe 2-3 lugë vaj ulliri. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper, vendosim kapakun dhe e lemë lakrën të ziejë së bashku me qoftet për rreth 20 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën e limonit. Rrahim fillimisht të bardhat e vezëve në merengë, shtojmë më pas të verdhat dhe i rrahim sa masa të bëhet kremoze. Shtojmë lëngun e limonit dhe më pas rregullojmë temperaturën e vezëve që të mos priten me lëng nga tenxherja. E trazojmë mirë dhe e shtojmë në tenxheren me lakrën dhe qoftet, duke e trazuar ngadalë me një lugë druri. E lemë gatimin dhe 5 minuta në zjarr dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb