NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit

1 kg presh
1 tufë qepë të njoma
1 tufë majdanoz
150-200 gr djath të bardhë
4 kokrra vezë
Kripë, piper i zi
100 ml qumësht
250 gr miell misri
250 gr miell gruri
1 lç pluhur pjekës
1 gotë kos
1 gotë ujë të gazuar
7 lgj vaj ulliri
Pergatitja
Lajmë mirë preshin, e presim në dysh horizontalisht dhe më pas e presim në trashësi 0.5 cm diagonal. Të njëjtën prerje bëjmë dhe për qepët e njoma. I vendosim qepët e njoma dhe preshin në një tigan me dy lugë vaj ulliri dhe i kaurdisim derisa të zbuten dhe të mos kenë lëng duke i trazuar herë pas here dhe duke patur kujdes që të mos marrin ngjyrë. Në fund shtojmë një tufë majdanoz, kripë, piper të zi, 1 kokërr vezë, 1 gotë qumësht dhe djath të bardhë të thërrmuar.

Në një tas të madh vendosim miellin e misrit, miellin e grurit dhe pluhurin pjekës. I përziejmë mirë së bashku duke shtuar dhe pak kripë. Më pas hapim një gropë në qendër të miellit dhe shtojmë 3 kokrra vezë dhe 1 gotë kos. Fillojmë trazimin duke shtuar gradualisht dhe 1 gotë me ujë të gazuar. Përzierjen e bëjmë me telin e vezëve ose me lugë druri derisa të realizohet një brumë jo i trashë por të derdhet pa shkëputje nga luga. Shtojmë në fund tek brumi dhe 2 lugë vaj ulliri.

Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë dhe me ndihmën e një garuzhdeje hedhim ¾ e brumit, e nivelojmë dhe më pas lugë-lugë përhapim mbushjen me presh në të gjithë sipërfaqen.

Mbulojmë preshin shumë hollë me brumë duke spërkatur mbi të pak vaj të cilin e shpërndajmë me pëllëmbën e dorës. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: