Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta të pjekura
500 gr arra
1 kg kungull te verdhe
1 liter uje ose qumesht
1 filxhan çaji sheqer
3-4 lgj vaj
Pak kripe

Arrat i thërrmojmë mirë ne blender dhe më pas i vendosim në një tas ku shtojmë pak kripë dhe ujin e vakët. E trazojmë mirë dhe e vendosim në frigorifer të qendrojë për një natë.

Kungullin e verdhë e vendosim të ziejë mirë dhe me pas e shtypim dhe e bëjmë pure. Tek pureja e kungullit shtojmë vajin, sheqerin dhe masën e përgatitur me arra dhe ujë.

Marrim petët e pjekura një e nga një dhe i kalojmë në masën e përgatitur me arra dhe kungull. Duke qene se masa është e lengshme petët duhen njomur mirë. Kështu veprojmë me të gjitha petët derisa të mbushim tavën dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb