Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr miell misri, 2 filxhanë ujë, 2 filxhanë qumësht, 1.5 kg kungull të verdhë, 150 gr djath të bardhë, Gjalpë, vaj ulliri, Kripë

Përgatitja

Ngrohim fillimisht ujin, hedhim kripë dhe miellin e misrit dhe e përziejmë derisa të bëhet një brumë i butë.

Ziejmë kungullin me 1 gotë ujë. Heqim pjesën e brendshme dhe e kthejmë në pure. E vendosim më pas në një tenxhere me qumësht duke shtuar kripë dhe gjysmën e sasisë së djathit. E përziejmë mirë derisa të bëhet një krem i lidhur.

Lyejmë një tavë me gjalpë ose vaj dhe shtrojmë brumin me miell misri të cilin e nivelojmë mirë duke ngritur paksa anët. Hedhim kungullin e përgatitur duke vendosur disa copëza gjalpi vende-vende dhe djathin e thërrmuar. E spërkasim ne fund sipërfaqen me pak miell misri dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 25-30 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb