Nga: ZONJA KATERINA

5-6 kunguj të njomë
2-3 kokrra vezë
1.5 filxhan miell misri
1.5 filxhan qumësht dhe kos
100-150 gr djath
Koper, nenexhik
Kripë, piper

Fillimisht grijmë kungujt në rende. Sitim miellin e misrit dhe përziejmë mirë të gjithë përbërësit në një tas. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, e spërkasim me miell misri dhe hedhim masën e përgatitur të cilën e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë për 35-40 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb