Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar sërish në Spitalin e Traumës të lënduarit nga aksidenti i mbrëmshëm në kryeqytet, ku një autobus u përplas me një makinë dhe të dy mjetet përfunduan në Lanë.

Veliaj siç duket ka mbajtur premtimin, duke i çuar telefonin njërit prej të plagosurve, që udhëtonte në automjetin e përfshirë në aksident.

“Telefonin e gjetëm, e zgjidhëm hallin e parë.”, tha mes humorit Veliaj, ndërsa i uroi të riut shërim të shpejtë.

“Lali, vetëm celularin kam merak”, i tha i riu mbrëmë kryebashkiakut, për të zhdramatizuar disi situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb