Plot 6’52″01. Kjo është koha me të cilën Lamborghini Huracan Performante arriti të thyejë rekordin e shtegut të famshëm të Nurburgringut.

Kompania ka publikuar një video në të cilën shihet arritja e rekordit të madh.

Modeli me motor V10 5.2-litërsh dhe 650 kuajfuqi u ngas nga shoferi i njohur i kompanisë “Marco Mapelli”.

Ky rekord është mbresëlënës dhe lë prapa rekordin e vjetër, duke e përshkuar pesë sekonda më shpejt. Rekordi i shkuar mbahej nga Porsche 918 Spyder.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: