MOSKË-Këto pamje të rënda vijnë nga Rusia ku dy të rinj janë përplasur teksa udhëtonin me makinën e shtrenjtë, Lamborgini. Automjeti ka pësuar një përplasje dhe pamjet në mes të Moskës janë vërtet horror. Drejtuesi i mjetit ka vdekur, kurse pasagjeri shpëtoi falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve që mundët të zbërthenin makinëne palosur në disa pjesë.

Mekaniku Dmitry Shcherbatov humbi kontrollin e makinës mbi 200 mijë paund teksa po udhëtonte në kryeqytetin rus.

Pas përplasjes Lamborghini Murcielago shfaqet e copëzuar. 43-vjecari vdiq në vendngjarje pasi në vendin ku ishte ulur ai, mjeti ishtë përthyer totalisht, kurse i riu pasagjer u nxorr i plagosur. Gjithë skena ndodhi para syve të shumë dëshmitarëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: