TIRANË- Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka raportuar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku tha se deri në fund të vitit do të bëhen 20 mijë legalizime.

Lame ka deklaruar se janë bërë rreth 446000 vetëdeklarime për ndërtime pa leje që nga 2005, Ai shtoi se në këto dy vite janë bërë 124000 objekte të matura në terren në këto dy vite.

Lame shtoi se: “130000 vetëdeklarime janë bërë për objekte pa leje në qarkun Tiranë”.

Sipas tij, Matjet e kohës së Berishës nuk vlejnë më, pasi në moment fushate janë bërë matje të gabuara.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: