TIRANE- Pas vitit 2009 në vendin tonë përllogariten 40-60 mijë objekte pa leje. Këtë fakt e ka bërë të ditur kreu i ALUIZN-it, Artan Lame në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Sipas Lames, shumica e këtyre ndërtimeve janë në zonat informale.

“Në fund të vitit 2008 u miratuan me ndryshimet në Kodin Penal. Rezultojnë 40-60 mijë objekte pa leje pas 2009. Ligji, problemin në fjalë e paraqesim në nenin 1. Më 27 qershor 2014 hyn në fuqi ligji i legalizimeve, shumica e ndërtimeve pa leje në zona informale”, tha Lame.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: