Në konferencën e “Antikorrupsionit” që ka hyrë në ditën e dytë të punimeve të saj, kreu i “Kadastrës” Artan Lame ka treguar një prej formulave për të zhdukur korrupsionin, te paktën në institucionin që ai drejton.

“Ka shumë problematike, në fund të fundit zyrat tona janë fundi i një procesi, është një hinkë e madhe me shumë procese, në fund vijmë ne që përballemi me publikun dhe ai nuk do tja dijë se pse ti nuk e ke kryer këtë proces, sepse nuk ke këtë material, apo sepse nuk ka funksionuar një institucion tjetër. Për tu fokusuar edhe një herë te ajo që kemi folur dhe jemi mbledhur që është lidhja mes sistemeve dhe korrupsionit dhe duke i dhënë përparësi gjithmonë sistemeve që ulin korrupsionin edhe te njësitë vendore që nuk kanë hyrë ende sistemet”, tha Lame.

Më tej ai shtoi se i duhen lënë nënpunësit shumë pak kompetenca në dorë, pasi atëherë fuqizohet qytetari dhe kjo arrihet sipas Lames vetëm me procesin e dixhitalizimit të sistemeve.

“Në 2006 Saliu do të bënte ligjin e legalizimeve dhe solli Desoton, ekspertin e madh që është vërtet i madh nga Amerika Latine. Një nga gjërat që i tha ai në këtë fushë, që si duket i hyri nga njëra anë e i doli nga ana tjetër ishte që korrupsioni zhvillohet kur gjërat lihen në duar të nëpunësve: dua ta jap, sdua s’ta jap”. Atëherë sa më pak gjëra të jenë në dorë të nëpunësit, hyjnë sistemet, dixhitalizimi, përmirësimi i dosjeve, etj,  aq më shumë ulet korrupsioni. Sa më shumë punonjësi të ketë në dorë, dua ta jap, s’dua s’ta jap për gjëra që ka nevojë qytetari, aq më shumë qytetari do ti dorëzohet atij. Nisma e vjetshme e qeverisë për digjitalizimin e arkivave të Kadastrës i shërben pikërisht kësaj gjëje: sa më pak punonjësi të ketë në dorë : dua ta jap, s’dua s’ta jap”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb