Analisti Roland Lami i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se ka besim se vetëm faktori ndërkombëtar mund të ndryshojë situatën në Shqipëri.

Lami theksoi se të gjitha palët përpiqen të ngadalësojnë reformën në drejtësi me mënyrën e tyre, kurse shtoi se Shqipëria mund të ndryshojë vetëm me ndërhyrjen e ambasadorëve.

Ne dimë se reforma në drejtësi është një reformë e marrë nga ndërkombëtarët, kurse ne duam që të “zhdukim” pikërisht ndërkombëtarët. Të gjitha palët kanë çarje dhe nuk kanë vullnet. Nuk dimë se kush është ai që duhet ta zhbllokojë situatën. Unë shpresën e sheh te ndërkombëtarët. Unë besoj se vetëm faktori ndërkombëtar do ta zhbllokojë situatën”, tha Lami.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb