Frenk Lampard është tekniku i ri i Everton. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi anglezë në një rrjetet e tyre sociale, duke i dhënë fund pritjes së madhe të tifozëve të saj.

Lampard merr kështu drejtimin e klubit të tretë në karrierën e tij si trajner, pas Derby Country dhe Chelsea. Anglezi pritet të marrw drejtimin e ekipit menjëherë, me objektivin kryesor që i ka dhënë klubi, që është të largohet menjëherë nga zona e ftohtë.

Gjithashtu në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i mesfushorit holandez, Dani Van de Beek, që do të afrohet nga Manchester United në formën e huazimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb