Humbja e rëndë kundër Man.City ka trazuar edhe më shumë të ardhmen e Frenk Lampard në krye të Chelsea. Drejtuesit e bluve nuk janë më të sigurt nëse do të vazhdojnë me ish kapitenin në stol. Londinezët e kanë të vështirë të jenë konkurrues duke humbur shumë terren në raport me rivalët në Premier League. Ky ishte një vit ku drejtuesit prisnin diçka ndryshe pasi nuk u kursyen aspak në tregun e transferimeve duke i dhuruar trajnerit elementë shumë cilësorë dhe të kushtueshëm si Timo Werner apo Kai Havertz. As ky fakt nuk ka mjaftuar dhe në Londër po flitet gjithnjë e më shumë për një shkarkim të mundshëm të Lampard.

Thomas Tuchel Psg Vs Bordeaux Ligue 1 2020
Thomas Tuchel Psg Vs Bordeaux Ligue 1 2020

Sipas mediave angleze, vendin e tij në krye të Chelsea mund ta marrë Thomas Tuchel. Ish trajneri i PSG pëlqehet shumë nga drejtuesit e bluve, për momentin është i parë në listë nëse Lampard nuk arrin ti jap një kthesë të fortë këtij sezoni që po shkon drejtë dështimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb