Disa vite më parë ishte njeriu i momentit në Bundesligë. Udhëhoqi Borusian e Dortmundit në finalen e Champions League, por pa mundur dot ta luajë atë dhe më pas me golin e tij i dhuroi Gjermanisë Kupën e Botës në finale kundër Argjentinës.

Por Mario Gëtze, që karrierën e kaloi mes Dortmundit dhe Mynihut, shpresoi që me rikthimin e tij në Vestfali të kishte dhe njëherë impaktin e dikurshëm, por asgjë nuk shkoi mirë. Lojtari është nga më të paguarit e klubit dhe këtë sezon ka luajtur shumë pak. Kontrata e tij skadon pas pak muajsh dhe Borusia nuk ka asnjë qëllim për t’u ulur në tavolinë për të diskutuar rinovimin. Gëtze po bën valixhet gati.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: