Princi George dhe Princesha Charlotte , 9 dhe 7 vjeç do të bashkohen me më shumë se 2000 të ftuarit e tjerë në funeralin e Mbretëreshës Elisabeth në Westminster Abbey.

Mes liderëve dhe personaliteteve botërore të mbledhur në kishën e shekullit të 13-të për shërbimet e fundit të funeralit, Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij do të udhëheqin procesionin pas arkivolit të Mbretëreshës.

“Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të jetë operacioni më i madh i sigurisë që Londra ka parë ndonjëherë”, kështu ka deklaruar  më herët  kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

Gjithashtu Khan ka thënë se funerali shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II është një sfidë “e paprecedentë” e sigurisë, me qindra mijëra njerëz që mbushin Londrën qendrore.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb