GJERMANI – Kancelarja Angela Merkel nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në dhjetor. Kështu shkruajnë sot mediat gjermane referuar të dhënave nga qarqet brenda CDU-së, sipas te cilave  ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane.

Pas dështimit të CDU-së në zgjedhjet e Hessenit, ku partia konservatore megjithëse forca kryesore pësoi humbje të ndjeshme, kancelarja Merkel nuk do të kandidojë më si kryetare e partisë kristiandemokrate, CDU në kongresinë e partisë në dhjetor në Hamburg. Këtë e bëjnë të ditur agjencitë gjermane të lajmeve duke iu referuar qarqeve brenda partisë.

Këtë vendim Merkel ua ka bërë të ditur politikanëve kryesorë të CDU-së gjatë një mbledhjeje të presidiumit. Megjithatë ajo do të qëndrojë në postin e kancelares gjermane./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb