Arthur Melo i ngrin buzëqeshjen Juventusit, Barcelonës por dhe vetë Pjanic. Mesfushori brazilian ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit blaugrana se nuk ka ndërmend të largohet, për këtë të paktën janë të sigurta mediat spanjolle “Sport” dhe “Mundo Deportivo”.

Sport
Sport

Barcelona ka vendosur të mos ushtroj më presion mbi lojtarit duke e lënë të lirë të vendos për të ardhmen e tij, sigurisht kjo është një çështje jo përfundimtare pasi situata mund të ndryshoj me kalimin e kohës. As Juventus nuk ka ndërmend të pres shumë gjatë brazilian pasi i duhet të bëj llogaritë me alternativat e tjera që janë po aq cilësore.

Mundo
Mundo

Emri i parë që qarkullon, në fakt nuk është një risi, është ai i Jorginho, një lojtar të cilin Sarri e admiron. Ishte pikërisht trajneri i Juves që e mori me vetë në aventurën e tij në Londër ndërsa nuk do të ishte kundër ta kishte në dispozicion edhe në Torino. Jorginho e njeh shumë mirë ambientin në Serie A, në Torino gjithashtu do të gjente edhe disa miq të kombëtares. Në këtë rast, sipas “TuttoSport”, nuk është e thënë që në tratative me Chelsea të përfshihet Pjanic, mesfushori boshnjak vijon të jetë i fiksuar pas idesë për tu transferuar në Camp Nou”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb