Lamtumirë Austri! Kombëtarja shqiptare e futbollit është larguar nga qendra stërvitore e Bad Valtersdorf, ku ka qëndruar për 10 ditë më radhe për të vijuar me ndeshjen miqësore me Ukrainën.

Mësohet se sot kuqezinjtë kanë udhëtuar me çarter drejt Milanos, e më pas drejt Bergamos, pasi nesër përballen me Ukrainën në testin e fundit miqësor para nisjes drejt Francës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: