TIRANË- Vera e ardhshme do ta gjejë Antonio Conte në pankinën e ekipit kombëtar të Italisë.

Sipas shtypit britanik, pritet nje divorc mes teknikut italian të Chelseat me klubin në fund të sezonit.

Sikurse shkruan “Sun”, nuk kanë munguar ofertat për Conte, por një fakt tashmë po qartësohet se ai pritet që të rikthehet te ekipi kombëtar, të cilin e ka stërvitur pas drejtimit të Juventusit.

Kontrata e teknikut të seleksionit, Giampiero Ventura, skadon në 2020, por një paraqitje e dobët në Rusi do ta çonte Federatën Italiane të Futbollit në ndërprerjen e marrëdhënieve mes tyre, shkruante gazeta britanike lidhur me të ardhmen e Conte.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: