Nuk është ende zyrtare por lamtumira e Spallettit në fund të sezonin është e pashmangshme. Klubi po punon në heshtje pasi ende nuk është përmbushur objektivi i sezonit, i vetmi i mbetur, sigurimi i një vendi në Champions League sezonin e ardhshëm. Ky fakt nuk ka lidhje me të ardhmen e Spallettit, e siguron apo jo Inter një vend në Champions, drejtuesit e klubit nuk kanë ndërmend të vazhdojnë më të. Presidenti Zhang i ka dhënë dritën jeshile Beppe Marottas të bind Antonio Conten për të marrë stolin e Interit.

Inter Conte
Inter Conte

Sipas La Gazzetta dello Sport, i vetmi detaj që ka nevojë për negocim është paga e Conte. Tekniku italian përfitonte tek Chelsea 10 milion euro në sezon, shumë të cilën dëshiron të marrë dhe në Milano, për buxhetin e Inter sigurisht që është shumë, pasi duhet të bëjnë llogaritë edhe më shkarkimin e Spallettit, kosto e të cilit pritet të shkojnë në 25 milion euro.

Spalleti Icardi
Spalleti Icardi

Më largimin e Spallettit dhe me ardhjen e Conte mund të ndryshojë edhe e ardhmja e Icardit i cili së fundmi lidhet me një kalim të mundshëm tek Atletico Madrid ku shihet si zëvendësuesi i Griezmann. Conte mund të vendos veton për largimin e Icardit, më të në stol mund të vendoset një herë e mirë paqja ndërmjet ish kapitenit, stafit drejtues dhe tifozëve, një fund i lumtur për të gjithë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb