Mes lotëve të hidhur të dhimbjes, duatrokitjesh të panumërta dhe luleve  është përcjelle nga familjarët, miqtë e bashkëpunëtoret për në banesën e fundit presidenti i televizioni  Fax News, Kasem Hysenbelli.

Të trishtuar thellë për këtë largim të parakohshëm, miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës e te njohur ishin të pranishëm në homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut qe me mëdian e tij gjithmonë iu dha zë njerëzve të thjeshtë.

Në nder te zotit Kasem Hysembelliu janë zhvilluar homazhe pranë “Prestige Hotel” ne Tirane nën zbatimin e rregullave të sigurisë dhe masave anti COVID.

Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta ne moshën 59 vjeçare , pas një betejë të vështirë prej disa javësh me COVID-19, nën kujdesin e mjekëve të spitalit medical “Park Florya” në Stamboll të Turqisë, duke lënë pas një dhimbje të madhe, por edhe kujtime të shkëlqyera te gjuthesicili që e njihte dhe kishte bashkëpunuar.

Kasem Hysenbelli iku nga kjo jetë, duke lënë pas vlerësime pafund për figurën dhe integritetin në raport me njerëzit e medias dhe jo vetëm, ndërkohë që largimi i tij fizik duket ende i pabesueshëm për stafin, që ruan në mendje zërin dhe këshillat e tij

Dhjetëra gazetarë ruanin në kujtime vetëm mirësinë e njeriut të guximshëm të medias që investoi gjithë energjitë e tij ndër vite për një media të lirë, e cila u bë një dritare e shtuar për të gjithë shqiptarët.

Presidenti i Fax News dhe ish administratori i News 24 kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, ku vendin e parë e zinte liria dhe pavarësia e kujtdo për të thënë mendimin dhe qendrimin e tij.

Në banesën e fundit në Varrezat e Sharrës, Kasem Hysenbelliut lamtumirën e fundit ja dhanë edhe kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, si dhe kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ikja nga jeta e Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për mediat shqiptare, për qytetarinë dhe për vetë demokracinë e medias. Baba i dy fëmijëve, Kasem Hysenbelliu do i mungojë shume familjes se tij, por edhe të gjithëve që e njohën dhe punuan me të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb