Nuk ka më asnjë dyshim, Frenck Kessie pret vetëm fundin e sezonit për tu transferuar falas tek Barcelona. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ia ka bërë të qartë drejtuesve të Milan, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij që i përfundon në fund të sezonit. Kessie pritet të firmos tek Barcelona një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 6,5 milionë euro në sezon.

Sport
Sport

Sipas Sport, Barcelona do të paguaj vetëm 10 milionë euro komision për agjentin e tij që ka luajtur një rol shumë përcaktues në këto tratativa. Në këto kushte, Milan nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të kërkojë tashmë për pasuesin e tij. Për momentin e sigurt është që do të afrohet Adli, futbollisti i Bordo i cili i kushtoi Milan 7,5 milionë euro. Në listën e dëshirave të Maldinit prej kohësh ndodhet Renato Sanchez, mesfushori i Lilë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb