Reperi i njohur, Kayne West, duket tepër i lumtur në romancën e tij të re me të dashurën Julia Fox. Dyshja u shikua në Los Angeles tepër të dashuruar dhe nuk kanë ngurruar të shkëmbejnë puthje të zjarrta mes tyre.

Julia, e cila nuk e ka fshehur romancën e saj të lulëzuar me Kanyen, tregoi tatuazhin e saj të violonçelit që shtrihej në pjesën e poshtme të shpinës, në bluzën e zezë që zbulonte një pjesë të shpinës së saj.

Duke u afruar pranë kamerave, Julia u përkul për një puthje me të dashurin e saj të ri Kanye, pasi ata shijuan një darkë me yje të Hollywoodit.
Duke treguar çdo centimetër të figurës së saj mbresëlënëse të trupit, Julia kishte veshur një palë pantallona lëkure të ngushta që vinin në pah linjat e saj.

Modelja theksuan çdo centimetër të trupit të saj të tonifikuar, ndërsa ajo dhe Kanye u përkulën për një puthje pas darkës së tyre së bashku.

Julia e përfundoi pamjen e saj me doreza të zeza të ngushta dhe çizme me taka të njëjta ndërsa ajo dhe Kanye u larguan dorë për dore nga restoranti i mrekullueshëm.

Teksa mbërritën në restorant, Kanye dhe Julia u shoqëruan nga një grup yjesh të tjerë, duke përfshirë këngëtaren legjendare Madonna, e cila publikoi një fotografi me dyshen në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: