Pas pak ditësh, Lazio dhe Igli Tare do të kenë një mision të ri: të gjejnë portierin e së ardhmes. Thomas Strakosha është në skadencë të kontratës, pas disa ditësh është i lirë të futet në negociata me çdo skuadër, në fund të sezonit pritet të largohet falas nga kryeqyteti.

Straku
Straku

Mediat italiane duken të bindura në këtë pikë: Strakosha nuk ka ndërmend të rinovojë. Vitet e fundit gardiani kuqezi nuk ka pasur ulje ngritje të mëdha, aq sa i zuri vendin edhe një 40-vjeçar si Pepe Reina. Trajneri Sarri e ka të qartë tashmë se nuk mund të mbështet tek Strakosha, për këtë arsye i ka këshilluar drejtorit Tare disa emra për të zëvendësuar Strakoshën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: