Nëse disa muaj më parë do na ishte thënë që yjet e Hollywood-it do të merrnin pjesë në eventet mondane pa lyer flokët me thinja, nuk do ta kishim besuar. Por një tjetër tabu ka rënë tashmë. Kohëve të fundit femrat kanë mësuar jo vetëm ta pranojnë, por edhe ta tregojnë celulitin, rrudhat, shenjat e akneve… dhe tani edhe thinjat. Një shenjë emancipimi femëror për ta pranuar veten ashtu siç janë dhe kohën që kalon.
Për shembull Jamie Lee Curtis ka treguar edhe një herë modelin e saj të flokëve të prerë shkurt dhe me thinja në tapetin e kuq në Venezia 78, me një veshje të Dolce&Gabbana.

Disa muaj më parë zgjedhja e Andie MacDowell në Festivalin e Kanës bëri sensacion, kur u shfaq me flokë gri, duke i lënë të gjithë me gojë hapur teksa kishte veshur një veshje të Prada.
Nga tapeti i kuq në rrjetet sociale dhe kudo. Janë të shumtë yjet që tregojnë me selfie, por edhe në daljet publike thinjat e tyre. Për Guineth Paltrow të mbulojë thinjat nuk është një fiksim, përkundrazi. Ajo pozon në foto të ndryshme që i ndan edhe në Instagram ku tregon rrënjën e flokëve të thinjura. Edhe Jennifer Aniston shfaqet pa problem shumë natyrale, edhe pse në të kaluarën kishte deklaruar: ‘Nuk mund të gënjej, por nuk i dua thinjat’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por kjo tendencë duket se ka përfshirë edhe Carolinën e Monaco e cila tashmë ka braktisur bojën, duke lënë që ndonjë shirit i bardhë ti dalë në flokë, për të kaluar më pas përgjithmonë në ‘total silver’. Edhe për Letizian e Spanjës lyerja e flokëve nuk është me prioritet. Mbretëresha është shfaqur në më shumë se një rast në publik pa lyer thinjat, në flokët e saj brun.
Edhe Eva Longoria, që është gjithmonë shumë glamour, ka publikuar në rrjetet sociale selfie ku i bien në sy flokët gri. Ja një fotogaleri me personazhe të famshëm që se kanë aspak problem të tregojnë thinjat në publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb