Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliut.

Përmes një statusi në Twitter dhe Facebook, krahas fotos së Hysenbelliut, Balla shkruan se sot humbëm një mik të mirë dhe sipërmarrës të guximshëm në fushën e mediat.

Balla i shpreh ngushëllime të veçanta familjes Hysenbelliu teksa shoqërisht i jep lamtumirën Presidentit të televizionit ”Fax News” me fjalët ”U prehsh në paqe Kaso!”.

Kujtojmë që biznesmeni i suksesshëm, Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh, si pasojë e komplikacioneve të shfaqura nga Covid-19. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve apo miqve të tij, ai nuk mundi të fitojë ndaj pabesisë së virusit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb