Koha më e çmueshme është ajo që kalohet mes miqsh dhe të afërmish. Por shpesh herë kujdesi që tregon për të mos u bërë pis të bën nervoz dhe nuk je vetvetja. Njollat e vajit janë ato më të tmerrshmet. Por një studim i fundit ju njofton të jeni të qetë dhe mos i kushtoni shumë rëndësi. Sepse vetëm me dy përbërës njollat mbeten thjesht nje kujtim i keq.

Pudra e bebes apo soda e bukës, zgjidhni kë të dëshironi të dyja kanë fuqinë të zhdukin njollën e vajit nga rrobat tuaja.

Soda e bukës
Dhe nëse ka kaluar disa orë nga momenti kur ju keni bërë pis veshjen tuaj me vaj nuk ka problem. Në momentin që të shkoni në shtëpi hidhni mbi njollë një lugë sodë buke. Lëreni 40 deri në 60 minuta dhe më pas fërkojeni me një furçë dhëmbësh. Hiidhni pak detergjent të lëngshëm dhe vendosni rrobën në makinën larëse. Pas procesit të larjes njolla do të jetë zhdukur.

Pudra e bebes
Kjo metodë duhet të aplikohet sapo njolla e vajit të jetë krijuar. Me një copë thithni pak sasinë e vajit në veshje dhe mbulojeni me pudër. Lëreni pak dhe më pas hiqeni me dorë. Përsëriteni disa herë këtë gjë dhe do shihni që njolla nuk do të jetë më.
(i.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: