Është ndarë nga jeta në moshën 70 vjeçare Patrick Juvet. Ai është ndër emrat më të famshëm të muzikës europiane dhe ndërkomebtare, që u bë shumë popullor me këngë si ‘i Love America’ dhe ‘Lady Nicht’, në vitet 80-të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtari me origjinë zvicerane është gjetur pa jetë në apartamentin e tij në Barcelone, ku jetonte. Do të jetë autopsia që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së tij, që për momentin mbeten të panjohura.

Në pjesën më të madhe të karrierës së tij ai këndoi në frëngjisht, por këngët e tij në anglisht si “Got a Feeling” dhe “I Love America” kompozime të Jacques Morali dhe Henri Belolo, që bënin edhe këngë për grupe si ‘Village People’ dhe ‘le Ritchie Family’, u bënë shpejt hite muzikore, duke hyrë në klasifikime, në diskoteka dhe në programet televizive në të gjithë Europën. I lindur në Montreux në 21 gusht të 1950 ai kishte studiuar piano në konservatorin e Losanos në Zvicër dhe shumë i ri ishte transferuar në Paris ku kishte nisur karrierën e tij si këngëtar. Ikonë e biseksualitetit, një fakt që e pranoi publikisht në 2005 në biografinë e tij, ai punoi për shumë vite edhe si model në Gjermani dhe në 1973 përfaqësoi Zvicrën në Eurovision Song Contest, me këngën “Je Vais Me Marier, Marie”. Suksesi i tij u venit mjaft shpejt dhe mes viteve 90-të dhe përpara viteve 2000 Patrick luftoi gjatë me varësinë ndaj alkoolit dhe me depresionin. Performancat e tij të fundit i përkasin viteve 2000.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: