TIRANË

Të afërm, miq, kolegë e të njohur kanë përcjellë për në banesën e fundit profesor Aleks Luarasin, që një ditë më parë mbylli syte pergjithmone ne moshen 80 vjecare. Professor Aleks Luarasi hodhi themelet e arsimit jopublik në vend dhe është ai që themeloi universitetin Luarasi ne vitin 2003. Homzahe në nder të professor Luarasit bënë edhe Presidenti i Hysenbelliu Grup zoti Irfan Hysenbelliu dhe rektori i Universitet Luarasi zoti Ethem Ruka.

Për Presidentin e ‘Hysenbelliu group’, pjesë e së cilit është edhe Universiteti Luarasi, profesor Aleks Luarasi ka lënë pas shembullin e tij të rrallë për brezat e juristëve në sistemin e drejtësisë.

“Profesor Luarasi ishte një nga njerëzit me shumë vlerë një nga njerëzit shumë I ditur që ka kontribuar në shoqërinë shqiptare në sitstemin e drejtësisë.Luarasi ishte një person I dashur dhe komunikues. Universiteti Luarasi, universiteti i parë u ngrit prej profesorit dhe ai e kishte rritur me shumë dashuri dhe në kohën që ne e kemi blerë ai e kishte me shumë merak që ky universitet të rritej dhe të ngrihej më tej. Në bisedën që kemi bërë së bashku ai e kishte me shumë dëshirë që ‘Luarasi’ të forcohej më tej dhe këtë gjë e arritëm ku Luarasi sot është në një pozicionet më të mira në Tiranë ruan emrin e tij dhe ka arritur atë dëshirë dhe do të eci më tej duke ruajtur më fortë emrin e tij.” -tha Presidenti i ‘Hysenbelliu group’ Irfan Hysenbelliu.

Rektori i Universitetiti ‘Luarasi’ Ethem Ruka ka vlerësuar figurën e profesor Aleks Luarasit si një intelektual i spikatur që la mbrapa një thesar me vepra dhe themelues i Universitetit “Luarasi”.

“Sot po ndahemi me një hidhërim të thellë me një personalitet të shquar sic është profesor Luarasi i cili meriton të thuhet cdo fjalë e mirë që ka fjalori i gjuhës shqipe ishte intelektual i spikatur një burrë i urtë i mencur i ndershëm që la mbrapa një thesar me vepra sidomos për historinë e shtetiti dhe për të drejtën dhe që sot lutemi për shpirtin e tij të prehet në paqet.Profesor Luarasi pavarësisht se një ditë nuk e pati ëm pronën e tij por kaloi në pronësi të grupit Hysenbelliu ai e shoqëroi atë deri në fund.Luarasi mban emrin e tij njëkohësisht profesori ka qënë pjesë integrale e univeristet Luarasi dhe kryetar I bordit të universiteti.Universitet I cili pastaj u rrit me fakultete të tjera por sidoqë të jetë mbi goditën e tij do jetë gjithmonë emri I profesor Luarasit.” -theksoi Ruka.

Drejtues, pedagogë dhe studentë të universitetetit Luarasi e nisën ditën e tyre të mësimit me një minutë heshtje në nder të themeluesit Aleks Luarasi. Një ditë pas ndarjes nga jeta të akademikut Aleks Luarasi, stafi pedagogjik i universitetit shkruan se Shtëpia e dijes që ju themeluat është në zi për ndarjen Tuaj nga jeta, por fatbardhë për pasurinë njerëzore që ju latë pas. Profesor Aleksi ka edukuar me dhjetëra breza studentësh, prej të cilëve do të mbahet mend për artin e tij të mësimdhënies, durimin, mencurinë, pasionin dhe thjeshtësinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb