Katër gola në tre ndeshje që kur ka nisur viti i ri. Messi po përjeton një nga fillim sezonet më të mira në karrierë, i dytë më i mirë pas vitin 2016 ku brenda dhjetë janarit kishte shënuar pesë gola. Barcelona dhe Koeman kanë gjetur ritmin e duhur në këtë fillim viti, kjo pa diskutim falë “pleshtit”. Dopjetë kundër Bilbao dhe kundër Granada, vetëm përballë Huesca mbeti thatë.

Me pak fjalë, Messi duket se është rikthyer ai i dikurshmi por ky fakt nuk largon zërat rreth merkatos. Ky mund të jetë viti i tij i fundit me fanellën blaugrana dhe Messi kërkon të largohet ashtu siç i ka hije, si një kampion. Pista që e dërgon tek PSG mbetet e hapur ndërsa opsioni për të rinovuar kontratën e tij aktuale duket larg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: