TIRANE-Deputeti i PD-së Enkelejd Halibeaj, ka reaguar lidhur me postimin e kryeministrit Edi Rama që bëri mengjesin e sotëm për aksionin në Lumin Gjanicë në qarkun që ai përfaqëson, Fierin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Halibeaj e krahëson Ramën me një klloun, ndërsa shton se ky i fundit nuk po gjen dot formë e mënyre për të mbuluar skandalet e lidhjeve të qeverisë tij me krimin dhe drogën.
Rama e cilesoi Gjanicen si ‘Lanen e Dytë Demokratikase’.

REAGIMI I HALIBEAJT
Llum, llogje dhe tym çdo mëngjes nga kryekllouni që nuk po gjen dot formë e mënyre për të mbuluar skandalet e lidhjeve të qeverisë tij me krimin dhe drogën. Qytetin e Fierit e kanë administruar për 73 vjet përfaqësuesit e partisë sê Edi Ramës. Janë ata përgjegjës për masakrën urbane në Fier, ashtu si edhe në Durrës, në Elbasan, në Vlorë e në Tiranë. Madje në Tiranë është personalisht përgjegjës!
Meqë qenka zgjuar me Fierin në mendje, kryekllouni bën mirë të hedhë sytë nga të përmbyturit e Frakullës, Ferrasit dhe Darëzezës, të braktisur e të pashpresë nga qeveria. Bën mirë të mos vazhdojë të helmojë banorët e Vërrisë, Kallmit dhe Mbrostarit me inceneratorin e vdekjes, aferën korruptive më spektakolare të kryekllounit. Mirë do të ishte që ai qytet të mos lihej nën administrimin e bandave zyrtare bashkiake që në vend të sigurojë ujë të pijshëm për Fierin, merret me fasadat qindramilionëshe të korrupsionit. Partia Demokratike punon çdo ditë për ti hequr maskën fasadave të mbaruara të Ramës dhe shërbëtorëve që i shërbejnë vetëm atij. Partia Demokratike punon çdo ditë që ta vërë pushtetin në shërbim të njerëzve, që ta kthejë politikën në shërbim te qytetarëve. Koha ka ardhur!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: