Një aksident ka ndodhur në dalje të qytetit të Gramshit në vendin e quajtur “Ish parku” rreth orës 23.30 të së enjtes.

Një automjet tip Land Rover TD5 fuoristradë është përplasur me një fuoristradë tip Mitsubishi, i cili dyshohet se i përket një efektivi të Komisariatit të Policisë së Gramshit.

Nga përplasja e fortë është plagosur rëndë një 27-vjeçar nga Skrapari, i cili mendohet të jetë drejtuesi i mjetit tip Land Rover.

27-vjeçari me inicialet E.I, pas ndihmës së parë, marrë në urgjencën e Spitalit Gramsh, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë. Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb