Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ishte ditën e sotme në mbështetje të protestës së banorëve të Piskovës në Përmet ku po ndërtohet një landfill plehrash në hyrje të Parkut Kombetar “Bredhi i Hotovës”.

Salianji shkruan se landfilli bie erë korrupsion dhe rriskon jetën e banorëve duke qënë vetëm pak metra larg ujësjellësit.

“Sot, në mbështetje të protestës së banorëve të Piskovës në Përmet!  Qeveria pa asnjë konsultim paraprak me banorët dhe në shkelje të ligjit po ndërton landfill plehrash në hyrje të Parkut Kombetar “Bredhi i Hotovës” një prej zonave më të bukura të Shqipërisë ?? dhe rrugës për në Teqenë e Alipostivanit!  Landfilli bie erë korrupsion dhe rriskon jetën e banorëve duke qënë vetëm pak metra larg ujësjellësit!  Partia Demokratike do ti japë zë shqetësimit të qytetarëve kudo që ka abuzim, represion dhe shkelje të ligjit!”- shkruan Salianji.

 

(BalkanaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb