TIRANE – Landi Hysi i gurpit të njohur ”West Side Family” bën shpesh [otime për mikun e tij, Dr Florin, i cili u nda nga jeta në nëntor të vitin 2014.

Por Landi dhe Miri janë përpjekur që të mbajnë të bashkuar grupin që ndërtuan shumë vite më parë. Pas ndarjes nga jeta të njërit prej protagonistëve vazhdimësia ka qenë mision e vështirë për të gjithë, por nuk janë dorëzuar.

Landi
Landi

Madje së fundmi ata kanë publikuar edhe projekte të reja muzikore. Tashmë duket se edhe vëllai i Dr Florit, Alban Kondi është bërë pjesë e grupit të njohur.

“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për #ËestSideFamily. Ashtu dukej dhe ndihej në fakt. 3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë. 3 duket të jetë numër i suksesshëm. 3 pika për retiçencë”- shkruan Landi në Instagram.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb