Pasi qëndruan për 26 ditë me radhë në grevë urie, naftëtaret e Ballshit pohuan se sot nis një epokë e re për ta, për bukën e fëmijëve të tyre.

Një prej përfaqësueseve të kësaj greve u shpreh optimiste për takimin që do të ketë sot me kryeministrin Edi Rama.

“Motra dhe vëllezër, ne sakrifikuam 26 ditë sot për të drejtën tonë, për kauzën tonë, që ishte e drejtë dhe e pastër si drita e diellit. Sot erdhi momenti që ne të dalim nga kjo grevë për një fitore të re. Për një kauzë të re, për një epokë të re në bashkëbisedim me kryeministrin. Ai ofroi dje negocim. Ne do të shkojmë sot për negocim, se dimë akoma, por mendoj unë se si një nënë që kam ikur 26 nga shtëpia, kërkojmë bukën e gojës së fëmijëve. Sot shpresojmë që t’i çojmë bukën fëmijëve, përderisa kryeministri arriti në negociata, po dalim për një zgjidhje. E besuam përsëri dhe për naftëtarët do të nisi një epokë të re; buka e fëmijëve. Shpresojmë për zgjidhje. Ne do të jemi pjesë e takimit me kryeministrin. Mendoj se ky takim të jetë pozitiv për të gjithë naftëtarët se nuk kanë lënë për bukën e fëmijëve. Ne duam bukën e fëmijëve tanë.”, tha naftetarja. Takimi që do te mbahet ne Fier, parashikohet te nise ne oren 18:00, ku te pranishem do te jene naftetaret si dhe vete kryeministri Edi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: