“BalkanWeb” ka siguruar pamje nga riatdhesimi i 19 qytetarëve shqiptarë nga kampi i Al Holit në Siri, 14 fëmijëve dhe 5 grave.

Në videon në fjalë shihen fëmijët shqiptarë, të shoqëruar nga 5 gra, të cilët sapo kanë mbërritur nga Siria për në Liban, ndërsa komunikojnë me ministrin e Brendshëm Bledi Cuçi.

Ky i fundit, i cili ishte pjesë e operacionit bashkë me kryeministrin Edi Rama, i pyet nëse janë lodhur dhe se si i kanë emrat. Kujtojmë se 19 shqiptarët mbërritën në Rinas mëngjesin e sotëm, ndërkohë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi se një tjetër operacion tjetër riatdhesimi do të ndërmerret.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb