Johan Laporta, presidenti i Barcelonës, në një intervistë për Radio Catalunya, preku shumë tema, në lidhje me projektin e tij të ri, por nuk harrojë as të thumbojë rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid, të cilët po investojnë shifra të çmenduara për të transferuar Kylian Mbappe:

“Mqs ishte një lojtarë në skadencë të kontratës e kontaktuam, por na kërkojnë 50 milionë euro në sezon, shifër që ne nuk mund t’ia lejojmë vetëm për një lojtarë i cili mbase nuk arrin as ta fitojë Champions League, do të ishte një ofendim për lojtarët që rriten te ne.

  • foto galeri
  • foto galeri

Lewandowski? Ne po punojmë për të përforcuar grupin por edhe për të rregulluar bilancet e klubit. Nëse arrijmë të shlyejmë të gjithë borxhet atëherë mund të vëmë në jetë të gjithë operacionet”, u shpreh ndër të tjera Laporta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb