TIRANE

Një cështje me pritshmëri të larta ishte, ajo e zhvilluar sot në kolegjin zgjedhor, i cili kishte ‘në dorë’ fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Emocione apo lapsus nga nxitimi për t’u çliruar sa më parë nga kjo përgjegjësi kryesuesi e pesëshes gjykuese ngatërroi datën ndërsa njoftoi shpalljen e vendimit në përfundim të seancës.

Krahas datës, një tjetër lapsus i kryesuesit të seancës ishte edhe përcaktimi i partisë që priste vendimin e shumëpritur. Nga Parti të Unitetit Kombëtar, kryesuesi i seancës e bëri “Parti të Komitetit Kombëtar”

“Tiranë më 26/06/2019, seancën e deklaroj të mbyllur, tha kryesuesi i kësaj seance, duke harruar që sot data shënon 24 dhe jo 26 qershor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb