Sindikata e pedagogëve iu ka bërë thirrje stafeve akademike që t’i bashkohen protestës së 5 tetorit, para Universiteti Politeknik në Tiranë.

Në një dalje për mediat pedagogët thanë se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve të tyre për mos të marrë pjesë në protesta.

“U na bashkoni që të bëhemi bashkë më 5 tetor. Nuk po kërkojmë vetëm rritje pagash, pasi misioni ynë nuk ka njësi matëse.

Ftojmë të gjithë kolegët tanë në të gjitha rrethet, këtu në 5 tetor në orën 11:00. Le ta bëjmë këtë godinë qëndresë. Drejtues të institucioneve ju bëjmë thirrje; Qëndroni në lartësinë e detyrës, mos intimidoni. Ka pasur kërkesa direkte dhe indirekte për të mos marrë pjesë në protestë. Ne do të qëndrojmë fortë deri në plotësimin e kërkesave. Bojkoti është një nga mënyrat që do të aplikohet.”, tha përfaqësuesi i sindikatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb