Mohammed Salah nuk do të largohet nga Liverpool. Kohët e fundit është përfolur për një divorc të mundshëm të egjiptianit me The Reds, por sipas mediave, diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Salah është në planet e trajnerit Klopp, pavarësisht ulje-ngritjeve në formë. 30 vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë edicion në kampionat, ku ka shënuar 11 gola. Në Champions league, lojtari ka “tundur rrjetën” 8 herë në 8 sfida.

Mohamed Salah është pjesë e Liverpool që nga viti 2017, periudhë në të cilën vinte nga Roma. Më parë, sulmuesi ka luajtur për Basel dhe Chelsea.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: