Në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ në News24 analistët Artur Zheji dhe Enton Abilekaj kanë analizuar situatën pas ngjarjeve kriminale duke folur edhe për largimet e mundshme.

Zheji thotë se Ardi Veliu duhet të largohej që kur lejoi hedhjen e gazit lotsjellës mbi protestuesit e opozitës, por sipas tij ai tashmë është drejtor politik që nuk varet nga ministri i Brendshëm, por drejtpërdrejt nga Rama.

Për Çuçin, Zheji thotë se është djalë qytetar dhe më mirë një i tillë në vendet ku shteti ushtron dhunë se sa dikush që i ka ‘sytë me gjak’.
Ndërkohë Abilekaj i cilëson ministrat e Ramës si papagaj dhe kryeministri largon vetëm ata që e kundërshtojnë apo kanë ide ndryshe nga ai dhe jo ata që ia bëjnë qejfin.

ARTUR ZHEJI: Kozmetik, kozmetik. Nuk mendoj se Rama s’ka fuqi apo energji, mund ta gjejë. Ai di të gjejë energjinë e duhur për të bërë tërmet 2-3 ballësh. Ky Ramë ishte i pafuqishëm, i pamotivuar. I kanë thënë që duhet të dalë, doli për pak makijazh. Spostoi valën, tha që KÇK-istët janë tek drejtësia, i ka të vetit, brenda sistemit të vet, ka dhe jashtë po.
Ka bërë shumë kompromise me ta, nuk ka interes. Thjesht beson tek vapa, harresa, memoria e shkurtër e shqiptarëve deri në sezonin e ardhshëm.
Unë mendoj që e minimizoi dramacitetin që për hir të së vërtetës që ka shteti apo policia, shërbimet sekrete për të parandaluar krimin e organizuar duhet të kenë energji për të prandaluar ngjarjen.
A duhet të largohej Ardi Çuçi apo Ardi Veliu?
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të largohej që kur mbyti protestuesit e opozitës me gaz lotsjellës, ai është drejtor politik, nuk varet nga ministri, por direkt nga Rama.
Largimi i tij duhet të ishte një tjetër arsye pse shqiptarët duhet të votonin kundër mazhorancës. Veliu është drejtori më besnik që Rama mendoj se ka. Ka bërë gafa sa të duash. Një rast flagrant ishte kur mori një pjesë filmi të një nëne të djalit që ia rrahën policët gjatë karantinës.
Çuçi është djalë qytetar, herët e vonë, djemtë qytetarë janë më mirë ku ushtrohet dhunë në sytë e shtetit, sesa disa që i kanë sytë me gjak.

ENTON ABILEKAJ: Kemi një pushtet që i shërben vetëm pushtetit, jo publikut. Rrjedhimisht pasojat do të ishin pasojat e qëndrimit ët publikut ndaj çështjeve. Kur opinioni publik kërkon largimin e një ministri apo drejtori policie, do të reflektonte tek pushteti. Por pushteti ka shumëzuar me zero këtë, edh zgjedhjet i ka shumëzuar me zero. Publiku nuk ekziston më. Nuk mund të presim prej opinionit publik të largohet ministri.
S’ka arsye të largohet dikush që ia bën qejfin Ramës. Ardi Veliu e ka gjetur mënyrën si të zgjasë karrierën e vet. Ministrat janë si sekretarët e Ramës. Çfarë tha ministri i brendshëm e tha Rama dje. Papagaj të Ramës, sekretarë që i nxjerr Rama. Kur të kenë një mendim ata s’do të jenë më. Kur Pandi Majko kishte një mendim për teatrin, nuk është më.
Soreca të tregojë për çfarë foli për Teatrin, pra për çfarë e takoi kryetaren e Gjykatës. Për këtë bën presion dhe Soreca, që pushteti të shtrihet, të bëhet totalitar. Pse nuk e tregon për çfarë e takoi Soreca?
Ç’armatimi është shqetësues, por a është shkaku apo mjeti që përdorin këta që ka shkaktuar situatën. Ne sot kemi një shoqëri që po militarizohet. Duke i dhënë krimit pushtet. Të fortët, të pushtetshëm, që krijojnë ndërmarrje të mëdha, bazohen tek ushtria kriminale. Të rinjtë të papunë e gjejnë mënyrë jetese të bëhen ushtarë ët krimit. Duke krijuar armatë të krimit, do të gjejë armët. Nuk jemi në depot e ’97, por armët sërish do i sjellin, krimi kontrollon pushtetit. Po nuk u shkatërrua armata, do të ketë armë.

ARTUR ZHEJI: Nëse ti thua që qeveria ka armatë krimi, ushtri krimi, kundërshtari, qeveritari ta mbyll direkt diskutimin. Ti nuk ke më të çara për të bërë pragmatizëm opozitar. Shoqëria civile nuk ekziston më këtu. Armët i blen ai që ka nevojë ti blejë, ai që është hajvan, që do ti shkrehë, një kategori jo e vogël kjo, atij që i duhet, se do vendosë gjoba. Ai që do bëjë keq, ai që do dhunojë dhe sigurisht ushtria laramane e cila në sezone të caktuara aktivizohet nga politika.
Si ka mundësi thua gjithë këto armë, si ka mundësi, pse? Mirë pra, dhe kjo është një betejë shumë e madhe që mund ta bëjnë shqiptarët pa ngjyrë politike. Mund të jenë gjithë ngjyrat bashkë. Mund të jetë betejë e madhe, po bën betejën e shqiptarëve. Këto beteja mbarëkombëtare, për një front ndaj krimit. Ai që u vra 20 vjeç, ai është simboli i sakrificës, sakrifikimit. A e pyeti njeri atë për kë votoi më 25 prill, nuk i intereson. Ky djalë 20-vjeçar ishte më i pafajshmi për vitin 2021. Këtu duhet të revoltohet gjithë Shqipëria. Prandaj qëndroj unë tek arma. Është kurth në favor të shqiptarëve.
Të çmendur ka patur, ka dhe do të ketë. Historia e njerëzimit ka filluar me një vrasje, vëllai vrau vëllain dhe e varrosi për ta fshehur. Problemi është ky, mendoj që ky pushtet , të gjitha pushtetet kanë frikë nga revoltat pa ngjyrë. Protesta e studentëve që u bë në 2019, që ishte e shkurtër, e ç’organizuar, kaotike. Ajo që e trembi Ramën shumë, ai shkoi më shumë se opozitarët, në çdo universitet e shkollë. Bëri Paktin për Universitetin. I kapi me patronazhistë, çdo familje. I kapi me kokrra, e vaditi rrënjë më rrënjë çdo student që shpërtheu. Këto lëvizje radikale mbarëkombëtare kundër të keqes në vetvete, jo të keqes me ngjyrë rozë. Këto lëvizje mund ta nxjerrin Ramën nga bunkeri që mos thotë që është sistemi. Vrasjet do të ekzistojnë. Ne të zvogëlojmë momentin e gjaknxehtësisë.
ENTON ABILEKAJ: Të gjesh shkakun është e rëndësishme. Asgjë nuk ndodh vetë. Shkaku. Ne themi pse janë shtuar armët në xhiro. Ça të themi? Heqim armët, mbledhim armët? Nëse e gjejmë e neutralizojmë shkakun, një i ri i papunë dhe i pashpresë ka disa alternativa. Të jetë kamarier dhe viktimë e pafajshme, duke u vrarë, skllavëruar. Klientët e tij janë ata që janë kontingjenti i krimit, ushtarët e krimit. Modeli se si paraja e shpejtë është shumë më e lehtë se paraja e vështirë. Ky model është krijuar veçanërisht në 8 vitet e fundit. Civil apo politik, fajin e ka politika. Sot këta kanë marrë kaq shumë pushtet sa nuk ndalen, e shohim si ekonomia kriminale hyn në parlament, hyn në biznes. Mos e çojmë tek Rama këtë? Këto janë rrjedhim i një politike të caktuar. Aleancë okulte ndaj çdo gjëje të ligjshme që i kthehet mbrapsht. Kjo aleancë okulte është e një njeriu që do të zotërojë çdo gjë.

ARTUR ZHEJI: Më vjen një mesazh nga nëna e atij djali që u rrah, Sarandi Çobo. Ky polici që e rrahu me emrin Ndreu, është dënuar me 100 ditë punë dhe vetëm kaq. Me një fjalë, gjykatësi thotë në seancë nuk më la pasi s’kisha avokatët dhe mori vendimin qesharak. Më erdhi këtu mesazhi. Ai djali ësht gjallë, thjesht u rrah keq. Donte drejtësi ndaj atij policie.
Për protestën e studentëve, më thonë Zheji kujdes se Rama largoi Niokollën dhe mori Shahinin në dhjetor. Lëvizjet pa ngjyrë janë lëvizje në kohë të ndërmjetme të një mandati të tretë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb