Ministri përgjegjës i komanduar për emergjencën e COVID-19, Arben Ahmetaj në një intervistë në ”News24” ka thënë se qeveria nuk mund të ndërhyjë nërpërmjet Kodit të Punës për largimet apo pezullimet e punonjësve për biznesin.

Ahmetaj tha se asnjë qeveri nuk mund t’i thotë punëdhënësit mos e hiq punonjësin ose në të kundërt do të të bëj diçka.

Sipas ministrit qeveria nuk mund të ndërhyjë në Kodin e Punës por ndërhyn në situatë mes paketave ndihmëse pasi vetë qeveria është punëdhënëse dhe punëmarrëse teksa Kodi komandon dhe jo qeveria.

”Unë po ju them çfarë bën qeveria, kryeministri. Kodi i Punës është në kuadër të gjithë legjislacionit, është aktor që i përgjigjet jo që komandon. është aktor institucional politik që i përgjigjet sistemit të drejtësisë. Ne i përgjigjemi vetë kodit të punës.
Ne vetë nuk i bëjmë dot edhe kur duam edhe kur dikush të largohet nuk i bëjmë dot pa procedurë. Ka elementë të Kodit të Punës që reflektojnë të gjitha procedurat në një kohë fatkeqësie natyrore. Kodi i Punës është Kodi që duhet ta respektojnë të gjithë. Qeveria qoftë si punëdhënës apo punëmarrës, pasi dhe ne punësohemi me kontrata nga qytetarët apo institucione brenda vendit apo kategori biznesi.
Qeveria ndërhyn me paketë ndihmëse. Si ndërhyn qeveria në kodin e punës. Ne jemi vetë nën kuadrin ligjor të kodit të punës. Ku e keni parë që qeveria t’i thotë punëdhënësit mos e hiq nga puna se unë do të bëj çfarë. Jo ne komandojmë kodin, kodi komandon të gjithë. Ne vijmë në një kohë jo më larg se 5 muaj që goditi 7.4% të prodhimit të brendshëm bruto dhe presim 8% të goditjes dhe në kalkulimet e mia mund të shkojë edhe më shumë. ”- tha Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb