Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë publikisht largimet e disa figurave nga Lëvizja Socialiste për Integrim, si Nasip Naço, apo Gledion Rehovica.

Nga Vlora, Kreu i Shtetit iu drejtua të gjitha forcave politike, duke iu kërkuar të promovojnë figura të reja, që nuk i fshihen kamerave e debateve, si dhe që janë të pastra dhe pa probleme me dekriminalizimin.

“Unë jam këtu për të qenë transparent para banorëve të Orikumit e Vlorës, por edhe të gjithë shqiptarëve. Jam i sigurt që zgjidhja më e mirë do të jetë 25 prilli. Më vjen shumë keq të merrem me çështje që nuk më takojnë aspak mua. Kam një sugjerim për të gjitha partitë, që të promovojnë figura të reja, të pakonsumuara, në Vlorë e gjithë Shqipërinë. Ja ku janë bashkëpunëtorët e mi. Ju thashë që të gjithë forcat politike të promovojnë figura të reja, që luftojnë për interesin publik, që nuk i fshihen kamerave, debateve, dhe figurave të pastra, pa probleme me dekriminalizimit. Ka pas LSI figura me probleme me dekriminalizimin dhe ka bërë shumë që s’i ka mbrojtur. E dini shume mire ju dhe rastin e Vlores, qe eshte pastruar dhe që tashme dihet se ku ka vajtur”, tha Presidenti Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb