VLORË- Në një kohë kur rritet numri i shqiptarëve që largohen drejt Gjermanisë duke shpresuar në përfitimin e një azili ekonomik, rriten masat e policisë në pikat kufitare. Konfirmohet se ka një dyfishim të efektivëve të policisë në pikën kufitare në portin e Vlorës.

Shtimi i masave dhe kontrolleve në këtë pikë ka nisur prej tre ditësh, ndërsa ka arritur në dyfishim të efektivëve të policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Masa vjen pak para orarit zyrtar të nisjes së udhëtarëve drejt Brindizit.  Pritet që dita e sotme të shoqërohet me një kontroll më të rreptë ndaj udhëtarëve në portin e Vlorës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: