Largimi nga Bayern Mynchen te Real Madrid mund të ketë qenë gabimi më i madh i drejtuesve bavarez duke parë cilësitë e gjermanit dhe rolin kyç që ai ka për një ekip si madrilënët. Të shumtë janë sportdashësit që pyesin veten sesi rekordmenët e “Bundesligës” e lejuan Kroos të largohet.
tonikroos-cropped_1dzck3qf6z397111skkn0brywy
Pas shumë konspiracioneve dhe heshtjes së protagonistëve ai që ka hedhur dritë mbi ngjarjen është ish-lojtari i kombëtares gjermane dhe miku i mesfushorit, Toni Kros, Shtefan Rainarct. Nga “bleacherreport” raportohet se Rainarct është shprehur:

“Ka qenë çështje parash largimi i Kros nga Bajerni. Në ato momente, klubi bavarez i ka ofruar Tonit një rinovim kontrate. Por ai e dinte se sa paguhej Mario Gëce, ndërsa Bajerni nuk ka dashur t’i japë Krosit më shumë se 10 milionë euro. Rumenige madje i ka thënë Tonit: ‘Nuk të japim më shumë se 10 milionë euro në sezon sepse nuk je lojtar klasi’.

Nëse e njeh Toni Krosin, të gjithë e dinë se ai nuk është një lojtar që joshet pas shumave të mëdha. Ai ka nevojë për besimin e duhur te të tjerët. Dhe, në këtë rast, e dinte mjaft mirë se ishte një lojtar i një niveli të lartë, një lojtar klasi. Këtu ndodhi edhe përçarja, e cila e bëri atë të merrte vendimin e largimit te Reali.
toni-kroos_rx_2914716b

2004770_w2
Mënyra si kreu ekzekutiv, KarlHainz Rumenige, e shihte Toni Krosin shkaktoi krisjen, e cila e bëri atë të largohej”. Në atë periudhë, edhe tekniku Pep Guardiola ka kërkuar që Toni të qëndrojë në Mynih. Për këtë, Rainarct ka thënë: “Tekniku Pep Guardiola provoi gjithçka mundi.

Atij i ka ardhur si bombë lajmi që Bajerni nuk rinovoi me ylli gjerman dhe Rumenige nuk kishte aspak besim te vlerat e tij. Për Guardiolën ai ishte një lojtar, i cili s’duhej të largohej kurrë prej Bajernit. Ai është nënvlerësuar në Mynih dhe nuk e kanë pëlqyer kurrë në Gjermani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb