Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Real Story” “News 24”, tha se vendimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha ishte tejet i vështirë.

Ai e cilësoi çështjen si të “nxehtë” dhe se e rëndësishme është që të ruhet qetësia, pasi PD nuk ka sot luksin që të humbasë asnjë votë.

“Nuk mund të pretendojmë që situata të mos jetë e nxehtë në këtë moment. PD shquhet për bazën e saj militantëve që janë të ndjeshëm për çështjet politike. Shumë e kanë kritikuar, por për mua është gjë e mirë kjo që PD ka statut, ka këshill, ka kuvend.

Ajo çka unë do të thoja Kush mendon që në PD, ka ndonjë anëtar që është krejt i qetë dhe i vendosur për këtë situatë, sigurisht gënjen. Është një çështje e nxehtë që do të dojë kohën e saj për t’u gëlltitur. PD i qëndron 100% kërkesës së zotit Berisha për transparencë, por në këtë situatë duhet maturi ekzemplarë.

Është hera e parë në këto 8 vite që e dëgjoj me këto tone. Do të më duhet kohë për ta analizuar këtë situatë. Do të ishte më mirë kjo që ka ndodhur, por mbi të gjitha ecim përpara. Duhet parë me qetësi kjo situatë në terma elektoral. Nuk ka luksin sot PD që të humbë asnjë votë. Duhet të shohim në sy njëri-tjetrin dhe t’i themi të vërtetat”, tha Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb