Analisti Genc Burimi, në një lidhje direkte për News 24 në rubrikën Opinion, foli mbi thirrjen e ambasadores Yuri Kim për largimin e ish-kryeministrit Berisha nga politika.

Sipas tij Berisha është më i fortë se kurrë dhe për aq kohë sa nuk është i dënuar ai është i pafajshëm.

Ai tha se qëllimi kryesor i Berishës është të heqë emrin e tij nga lista e Non-Grata.

 

“Sot Berisha është më i fortë se kurrë për të hyrë në parlament. Nëse PD hyn në parlament nuk voton ligje, i tregon botës se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për në BE. Berisha ka si qëllim që SHBA të heqë emrin e tij nga lista e Non Grata. Është një gjë që negociohet. Berisha do që t’i lahet nderi”- tha analisti.

 

Lidhur me ligjin për pasapotën e vaksinimit në Francë, Burimi tha se ky ligj është votuar dhe pritet të hyjë në fuqi po është kundërshtuar nga disa politikanë. Sipas tij Covid-19 është kthyer në një problem politik pasi opo diskriminohen të pavaksinuarit.

 

“Ky ligj është votuar, por nuk hyn në fuqi pasi është kundërshtuar nga disa politikanë.Në Francë rëndësia e insituticioneve është shumë e madhe. Gjykata duhet ta kalojë ligjin. Vaksinimi anti-Covid është kthyer në një problem politik dhe shëndetësor. Do të shëndrohet në një problem nëse të vaksinuarit do të infektohen. Në Francë po krijohen dy katëgori: ata të vaksinuarit dhe ata të pavaksinuarit që po diskriminohen. Asnjë parti nuk është kundër vaksinimit. Njerëzit nuk mund të detyrohen që të vaksinohen apo të testohen. Është me shumë rëndësi arritja e konsensusit. Njerëzit nga inati mund të votojnë Le Pen dhe parandaj Macron mkund ta paguajë shtrenjtë këtë kokfortësi”- u shpreh ai.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb