Tottenham largoi para disa ditësh nga pankina Antonio Conten, pasi ky i fundit e teproi me deklaratat. Drejtori i Spurs, Fabio Paratici është kthyer edhe një herë të flasë për këtë çështje, duke dhënë mendimin e tij.

“Ne e dimë se sa i vështirë ka qenë ky sezon për Antonio Conten personalisht. Gian Piero Ventrone dhe Gianluca Vialli vdiqën, më pas ai iu nënshtrua një operacioni. Klubi e mbështeti atë, ishim afër, por në fund arritëm në këtë marrëveshje të ndërsjellë. Mendoj se vendimi që kemi marrë është i duhuri për të gjithë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb