Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar vendim pozitiv por të vonuar vendimin e KLGJ për mbarimin e mandatit nga Gjykata e Lartë, njëkohësisht dhe nga KED.

Meta tha se si President nuk i interesojnë asnjëherë individët por largimi i Dvoranit është mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja drejtësisë.

”Unë besoj qëndrimi i Presidentit mbetet i Kushtetutës dhe ligjit që kanë qenë shumë të qarta. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Unë si President nuk kam qenë dhe asnjëherë individët. Legjitimiteti me Kushtetutën është i rëndësishëm. Vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb